Aktori britanik me famë ndërkombëtare Russell Brand është vënë nën akuzën për ngacmim seksual, në SHBA.

Një grua e quajtur Jane Doe ka bërë një padi kundrejt aktorit ku pretendon se ky i fundit e ka sulmuar seksualisht duke thënë se ai ishte plotësisht i dehur.

Sipas BBC, ngjarja e supozuar nga gruaja ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit rom-com Arthur në vitin 2010.

Ajo shprehet se Brand hyri në banjën ku ndodhej ajo ndërkohë që sipas saj ai ishte plotësisht i dehur.

Skandali rëndohet kur ajo shton se në momentin që aktori amerikan ka hyrë në banjo, ai ka qënë i shoqëruar, pasi një person ka qëndruar në derën e banjos.

Brand ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë “konsensuale”.

Doe raportohet se kërkon dëmshpërblime nga aktori britanik.