Nesër do të mbahet seanca gjyqësore e edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren gjatë kohës që ishte në kopshtin privat.

Kujtojmë se edukatorja u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.