Berisha po përpiqet të krijojë një ‘97-të të dytë. Kështu tha analisti Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv ndërsa komentoi situatën e krijuar në Kuvend dhe në komisione nga opozita me në krye Sali Berishën.

Demalia u shpreh se, Berisha po përpiqet të krijojë një 97-të të dytë me shpresën se mund të shpëtojë edhe këtë herë. Por ‘97-ta ka vdekur, tha Demalia.

“Hajduti nuk ka si të ketë moral dhe forcë. Këta po bëjnë përpjekje hajdutësh, jo për një ide apo veprim politik. Po përpiqen të mbrojnë plaçkën e vjedhur, prandaj nuk u shkon edhe njeri mbrapa. Po të ketë njerëz Berisha del në shesh dhe bën protesta, jo në Parlament. Ja i theve dhe karriget, podiumin, po pastaj ku do vesh? E ke bërë hesap ku është fundi? Berisha po krijon vetëm neveri. Ndërkombëtarët po e izolojnë më shumë, nuk e pyet njeri, nuk i afrohet njeri.

Berisha po vuan tani se nuk e pyet me njeri. Është braktisur nga të gjithë. Berisha në vend që të hyjë në komunikim normal, që ta detyrojë Ramën që të ulet dhe të krijojë një debat politik. Po Berisha nuk e ka hallin këtu. Ai do të krijojë turbullira, gjëma. Kujton se po krijon 97-të prapë që t’i shpëtojë gjithë kësaj zallamahie që të marrë një lloj amnistie. Por ka vdekur 1997-ta”, u shpreh Demalia.

Ai tregoi se Ilir Metës i është kapur një transfertë parash nga CEZ-i te LSI-ja.

“Tani flitet që Ilir Metës i është kapur një transfertë parash nga CEZ-i te LSI-ja. Po shtëpia që bëri në Lalëz? Me çfarë parash? Ky është skandal. Mafia mban një profil të ulët që mos bjerë në sy, dalin me makina normale. Kurse këta bëjnë karshillëk me paren e vjedhur të shtetit. Këta janë më keq se mafia. Djali i Berishës është si çuni i sheikëve. Këta nuk kanë minimumin e ndërgjegjes, se edhe hajdutët e kriminelët e kanë një pikë ndërgjegjeje brenda, por këta nuk kanë fare”, tha Demalia.