Ylber Ramadani ishte i ftuari special në emisionin “Analizë Kuqezi”, kur tregoi disa detaje interesante sa i përket përshtatjes së shpejtë, bisedës më trajnerin e tij dhe Mourinhon, si dhe mbi faktin që ndërroi fanellën me Paulo Dybalan.
Përshtatja e shpejtë në Serinë A
“Kur erdh në film në Itali, ishte më shumë taktikisht, kam punuar me parë me trajnerë italianë dhe më ka ndihmuar, Kam gjetue Medo Berishën kapitenin e U-21 që më ka ndihmuar shumë për t’u përshtatur me ambientin.”
“Kam qenë në Skoci, por me gjithë respektin për këtë ligë nuk ka pasur lojtarë si Lukaku, Dybala. Kur luan me lojtarë të këtij niveli, rritesh shumë. Kam pasur detyrë të mbuloj një për një Dybalan dhe në përfundimin të ndeshjes trajneri më përgëzoi dhe më tha se kisha zhvilluar ndeshjen më të mirë.”
Biseda me Murinhon
“Kërkonte portierin tonë, kurse unë shkova për të falënderuan arbitrin, sepse e bëj gjithmonë. Ai më komplimentoi për ndeshjen që kisha zhvilluar dhe më tha: “Fitova unë, sepse aktivizova katër sulmues. Më mirë të kisha humbur 3-0 sesa të mos e provoja më katër sulmues.”
Ndërrimi i fanellës me Dybalan
“Ia kisha kërkuar para ndeshjen, sepese ia kisha premtuar vëllait të nuses, ai është tifoz i Romës. Kur ia mora, më tha më jep dhe ti tënden.”