Armando Broja duket se ka lënë pas problemet fizike dhe po përgatitet maksimalisht për duelin e radhës me Chelsea. Sulmuesi shqiptar është stërvitur normalisht me skuadrën nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino, në prag të përballjes në kampionatin anglez ndaj Njukasëll.
Broja po tenton të rikthehet në formë për të qënë gati për skuadrën londineze. 22-vjeçari shihet tepër i motivuar me skuadrën, teksa synon një vend si titullari në këtë 90 minutësh. Sulmuesi shqiptar qëndron prej thuajse një viti në infermieri, ndërsa ishte në fushë në barazimin spektakolar që Chelsea regjistroi ndaj Manchester City.
Forma mund ta ndihmojë për të qenë i gatshëm për kombëtaren shqiptare, që tani ka nisur të bëj planet për paraqitjen historike për herë të dytë në një kampionat Europian. Broja ka vuajtur shumë me dëmtimet vitet e fundit, ç’ka e ka penguar për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Në këtë sezon 22-vjeçari ka luajtur vetëm 4 sfida, ku ka arritur të shënojë edhe një gol, pikërisht në derbin e qytetit me Fulhem. Chelsea po vuan mungesën e rezultateve dhe me Brojën pritet të arrijë tek ato pozitivet.