Shqipëria hapi shampanjën e kualifikimit në Euro 2024, pas atij barazimi me Moldavinë. Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi ka bërë një postim në Instagram, duke i emocionuar të gjithë.

“Kurrë mos u dorëzo për ëndrra tua, sado i dhimbshëm dhe i vështirë është rrugëtimi jot” – shkruan Laçi. Mesfushori i Spartës së Pragës ka kontribuar për kombëtaren në 22 ndeshje. Në këto eliminatore, minutat për të nuk kanë qenë të shumta, duke patur parasysh faktin se te kuqezinjtë konkurrenca është mjaft e madhe.

Me interes të madh pritet të shihet se kush do të jenë rivalët e skuadrës së Sylvinhos në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë. Shorti do të mbahet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites.