SHKODËR- Policia e Shkodrës iu ka ardhur në ndihmë dy të rinjve, të cilët kishin humbur rrugën për shkak të errësirë.

Ata ishin nisur me biçikletë në drejtim të malit Maranaj, por gjatë rrugës, për shkak të errësirës kanë humbur orientimin.

Të rinjtë kanë njoftuar autoritetet, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur lokalizimin e tyre.

Pas dy orë kërkime, dy të rinjtë u gjetën në zonën e Domnit, ndërsa më pas shoqëruan drejt banesave të tyre