Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pasditen e sotme në rrjetet sociale në lidhje me aksionin e Policisë së Shtetit dhe IKMT ndaj krimeve mjedisore në Kukës.
“Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqjeje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur”, u shpreh Balla.
Policia e Kukësit dhe IKMT publikuan momente nga prishja e ndërtimeve pa leje, ndërsa shprehën vendosmërinë për të rritur vigjilencën ndaj fenomenit.