Konkurrentja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana ka treguar mbrëmë në prime se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë vetëm 2 vjeçe.
Santiana mes tjerash rrëfeu edhe për të atin, të cilin tha se e ka parë për herë të parë në moshën 18-vjeçare. Asokohe ajo duhet të bënte një operacion në gji, por i ati nuk e ka ndihmuar. Madje ai as nuk e ka besuar që ajo ishte sëmurë.
“Kur i kam pasur 18 vjet, e kam pasur një operacion në gji, e kam trashëguar prej nënës, por për fat më ka shkuar mirë. Nuk kishim edhe aq para, por e di që u patën ngritur të gjithë. Unë kam shkuar në postë, e kam thirr babanë tim, e kam bërë atë gabim, por më tha që jam duke gënjyer. Nuk më besoi që më duheshin vërtet, kur e mora ata përgjigje mu prenë këmbët krejt”, tha ajo.