Kukësi dhe Dinamo kanë barazuar pa gola, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Të dyja skuadrat patën rastet e veta për të gjetur golin, por asnjëra nuk ia doli dot të konkretizojë.

Me këtë rezultat, verlindorët gjenden në vendin e katërt me 14 pikë. Ndeshja e radhës për ekipin e Nicës është në transfertë me Kukësin.

Në krahun tjetër, Dinamovitët kanë 12 pikë dhe renditen në vendin e parafundit. Ekipi i Mehmeti pret Erzenin në shtëpi, në takimin e radhës.

Superliga luan sot pasdite të tjera sfida. Skënderbeu gjen Tiranën, sakaq zhvillohet edhe Teuta-Laçi.