Policia e Durrësit ka arrestuar 7 persona në kuadër të operacioni “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Nga kontrollet në 5 lokale në Durrës dhe Kavajë, janë arrestuar 7 shtetas të cilët u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë. Njëri prej tyre rezulton se kishte lokalin e paregjistruar në organet tatimore.
Të arrestuarit janë: Shpëtim Daiu, Erion Hoxha, Rajner Bali, Ermir Çela, Arjan Kulla, Denis Shemun dhe T.Okshtini
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas.
Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore.
Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin.
Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.