Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën për Gazën me 25 milionë euro, tha shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, ndërsa katastrofa humanitare brenda brezit thellohet.
Gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Bruksel të hënën, Von der Leyen theksoi situata aktuale në Gaza është “e tmerrshme”.
“Sot mund të njoftoj se po rrisim edhe më tej ndihmat humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera. Duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian do të shpenzojë gjithsej 100 milionë euro në ndihmë humanitare për civilët në Gaza,” tha ajo.
Blloku po punon së bashku me Izraelin, Egjiptin dhe OKB-në për të lehtësuar dërgesat e më shumë ndihmave në Gaza, shtoi Von der Leyen.