Kryesia e Partisë Demokratike, në një mbledhje të zhvilluar më 9 tetor, ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas njoftimit bëhet me dije se Kuvendi Kombëtar i PD-së së Rithemelimit do të zhvillohet në datën 2 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Mësohet se do të bëhet edhe votëbesimi i Sali Berishës, pasi sipas statutit në rast të humbjeve të zgjedhjeve lokale votëbesimi është detyrim. Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.