Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh në Ramallah, në Bregun Perëndimor. Borrell theksoi incidentet e shumta të ndodhura në Bregun Perëndimor, dhe se që nga fillimi i këtij viti 421 palestinezë janë vrarë atje.

“Ne nuk duhet të harrojmë situatën në Bregun Perëndimor. Që nga fillimi i vitit, 421 palestinezë janë vrarë, që nga fillimi i tetorit janë 202. Numri i komuniteteve të dëbuara nga shtëpitë e tyre është rritur dhe sot atje janë mbi 150 koloni ilegale”,- është shprehur Borrell. Po ashtu, Borrell nënvizoi se BE i ka kërkuar Izraelit që të parandalojnë përsa u përket atyre, dhunën në Bregun Perëndimor.

“Ne u kemi kërkuar autoriteteve izraelite që ta trajtojnë këtë çështje, në nivelin më të lartë, për të parandaluar një shpërthim dhune në Bregun Perëndimor. Ngjarjet dramatike që janë zhvilluar që nga 7 tetori, kanë theksuar çështjen palestineze. Tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta marrim atë shumë seriozisht.

Kuadri në të cilin mendoj se duhet të punojmë. mund të përmblidhen në tre pika, të cilat janë jo zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Gaza, asnjë ndryshim territorial nga Izraeli, asnjë shkëputje e Gazës nga çështja e përgjithshme palestineze”,- shtoi ai