Marcus Thuram mund të konsiderohet pa frikë si një zbulim i këtij sezoni në Serie A.
Sulmuesi francez është përshtatur më së miri me Interin dhe taktikën e futbollit italian teksa në 13 ndeshjet e para ia ka dalë të shënojë katër gola dhe të asistojë në gjashtë raste. Të gjithë po flasin për 26-vjeçarin që së fundmi ishte autor edhe i një ndeshje të shkëlqyer ndaj Juventusit. Fabio Capello shprehet se Marcus Thuram është një futbollist inteligjent dhe se di të luajë topin përpara se të bjerë në kontakt me të.
“Çfarë sulmuesi që është ky djali i Lilian. Asnjë nuk luan si ai dhe mbi të gjitha Thuram bën gjithnjë zgjedhjen e duhur dhe atë që është më e rrezikshmja për kundërshtarin. Ka diçka të lindur, një tjetër aspekt pozitiv është edhe fakti që ai di se çfarë të bëjë me topin përpara se të bjerë në kontakt me të. Tashmë i mbetet vetëm të përmirësojë disi finalizimin”, u shpreh Capello.