Ky është momenti kur hidhet lënda plasëse në lokalin e 24-vjeçarit Oltjon Muçaj, në Kamëz. Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, i riu ka zbritur nga mjeti ku ndodhej pasagjer dhe ka hedhur lëndën plasëse në drejtim të lokalit.
Ndërkohë si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Policia thotë se nuk ka të lënduar. Lokali ishte marrë me qira nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj.(Lexo më shumë)
“Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar”, njoftoi policia.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse dhe kapjen e autorit/ëve.