Kur janë në një lidhje, disa edhe mund ta shkatërrojnë atë pa dashur e pa kuptuar. Ndikim ka shenja e horoskopit. Disa inatosen për çdo gjë, të tjerë gënjejnë e disa nuk flasin atëherë kur duhet. Zbuloni defektin tuaj më të madh sipas zodiakut.

Dashi: Ashpërsia. Ju doni të mbani çdo gjë nën kontroll edhe kur jeni në një lidhje.

Demi: Temperamenti. Komunikimi me partnerin shpesh është sinonim i debateve për ju.

Binjakët: Ana manipuluese. Edhe pse jo më shumë dëshirë, ju gjithmonë arrini ta manipuloni partnerin për të arritur qëllimet.

Gaforrja: Marrja e gjërave lehtë. Me ju është e vështirë të hapësh një çështje serioze pasi çdo gjë e merrni me lehtësi.

Luani: Tradhtia. Ju e keni të vështirë të përqendroheni tek një partner.

Virgjëresha: Acarimi. Ju arrini ta nevrikosni partnerin tuaj me çdo gjë.

Peshorja: Përtacia. Partneri juaj nuk do durojë gjatë duke e bërë çdo gjë ai në vendin tuaj.

Akrepi: Pasioni. Me ju çdo gjë është e bardhë ose e zezë. Dashuroni në çmenduri, por edhe urreni në çmenduri.

Shigjetari: Naiviteti. Ana juaj naive shpesh ju vë në situata të çuditshme në lidhjen që krijoni.

Bricjapi: Pakënaqësia. Sipas jush partneri nuk ju jep asnjëherë mjaftueshëm.

Ujori: Fantazia. Kjo gjë shpesh është destabilizuese për partnerin tuaj.

Peshqit: Pasiguria. Mungesa e besimit të plotë shpesh ju çon në kërkim provash tek partneri.