Ivan Balliu ka luajtur dhjetë ndeshje me Kombëtaren kuqezi, me 31-vjeçarin që prej kohësh është pikë fikse e grumbullimeve. Mbrojtësi i Rayo Vallecano në La Liga është shqetësimi i radhës për Sylvinhon, teksa ka një problem në gju dhe në ndeshjen e fundit kundër Real Madrid (0-0) nuk ishte pjesë e ekipit.
I aktivizuar në 11 ndeshje këtë fillim sezoni, Balliu është titullar fiks në La Liga dhe mungesa e tij do ishte një problem për stafin kuqezi. Pritet që tanët të kenë një përgjigje konkrete nga mjekët e Vallecanos, me Shqipërinë që luan më 17 dhe 20 nëntor kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në Tiranë për grupin E të Euro 2024.
Prej 2021 Balliu është pjesë e Vallecanos dhe ka kontratë me klubin spanjoll derbi më 2025. Kujtojmë se mbrojtësi që luan në të dyja krahët është produkt i të rinjve të Barcelonës.