Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka qenë e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur mbi situatën e krijuar në jetën parlamentare prej javësh, si pasojë e kaosit të krijuar nga grupi i Berishës dhe Bardhit. Ajo komentoi edhe një moment kur në Kuvend iu vu flaka për një moment tavolinës para karriges ku ulet Lulzim Basha. Karabino i quajti deputetët e Rithemelimit “njerëz të vegjël” duke shtuar se kanë humbur totalisht arsyen. “Jo vetëm që nuk janë politikanë, por njerëz shumë të vegjël. Si duket e kanë humbur komplet arsyen. Këto janë akte mbijetese dhe kanë humbur pikë edhe nga ato pak persona që mund t’i kenë mbështetur më herët”- u shpreh ajo.
Sipas zëdhënëses së PD-së, duhej që deputetët grupit të Bardhit dhe Berishës të linin mënjanë aksionin e tyre të dhunshëm në ditën kur u mbajt seanca për miratimin e buxhetit 2024. “Është për të ardhur keq, po kalohej buxheti I 2024 që lidhet direct me jetën e qytetarëve, ku doi të shkojnë lekët, a do ketë rritje pagash, pensionesh, a do të ketë fonde për bujqësinë…fondet IPARD nuk shkojnë pë bujqësinë. Ai grupim ka humbur rrugën, minuan diskutimin për buxhetin duke bërë që të kalojë fare butë, për 4 minuta.
PD ka ngritur shqetësime pse ky buxhet nuk shkon për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kjo pjesë e opozitës nuk ka për interes qytetarët. PD-së iu bë tradhti nga kjo pjesë e opozitës. Qytetarët duan zgjidhje. Qytetarët duan të dinë pse ky buxhet nuyk do të shkojë për përmirësimin e jetës së tyre. Grupi i Rithemelimit kan humbur busullën”- tha Karabina. Sa i takon propozimit të partive të vogla për krijimin e një Federate Opozitare, Karabina tha se nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me forcat opozitare në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndërsa për mundësinë e negociatave të mundshme me grupin e Bardhit, ajo u shpreh se PD e ka derën të hapur për personat që duan të ndjekin agjendën e PD.
“PD ka një agjendë të saj, kushdo që e ndjen veten e ka derën të hapur në PD. Kemi një lëvizje dhe grupim (të Berishës) që ka ardhur duke u rrudhur me revolucione që nuk ndezin asnjëherë”- nënvizoi zëdhënësja. Për organizimin brenda partisë, ajo njoftoi se në fund të vitit përfundojnë zgjedhjet për nivelet e dyta të drejtimit ndërsa në janar mbahen zgjedhjet për kryetarë të degëve të PD në rrethe.