Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Gert Jan Koopman është takuar me përfaqësuesen e opozitës Jorida Tabaku ku kanë diskutuar për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit europian.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, duke iu referuar situatës së fundit të krijuar në Kuvend, Koopman apelon për dialog mes mazhorancës dhe opozitës dhe shprehet se dialogu politik konstruktiv me opozitën është kyç për përparimin në axhendën e reformave të BE-së.
Reagimi i plotë:
Takimi i dobishëm sot me Jorida Tabakun, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane. Ne diskutuam për rrugën e Shqipërisë në integrimin në BE dhe rolin e parlamentit në procesin e negociatave. Dialogu politik konstruktiv me opozitën është kyç për përparimin në axhendën e reformave të BE-së.