Sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulaskas nuk la pa përmendur të ndjerin Raphael Dwamena, në intervistën pas barazimit 1-1 me Partizanit. Lojtari e cilëson ngjarjen si një tragjedi të madhe, ndërsa i kërkon skuadrë që të vazhdojë të promovojë vlera.
“Është tragjedi e madhe për ne, e dimë që ai po na sheh tani. Duhet të vazhdojmë vlerat që ai provoi të na jepte. Duhet të vazhdojmë ato që bënte ai, të ndjekim ëndrrën e tij dhe të luftojmë për të që skuadra të eci përpara. Kjo ndeshja ishte me shumë emocione sepse të dy ekipet patën shumë momente për gol dhe dhanë maksimumin sot.” – tha ai.