Policia e Elbasanit ka nisur një procedim në gjendje të lirë për shtetasin GJ.I, 43-vjeç, banues në Belsh.

Dyshohet se ku shtetas më datë 11.11.2023, për shkak të një konflikti për motive pronësie, i ka dëmtuar një sipërfaqe toke, të mbjellë me bimë medicinale, një 54-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. I., 43 vjeç, banues në Belsh, pasi dyshohet se më datë 11.11.2023, për shkak të një konflikti për motive pronësie, i ka dëmtuar një sipërfaqe toke, të mbjellë me bimë medicinale, një 54-vjeçari.