Një 18-vjeçar është gjetur i vdekur në Berat në qendrën rezidenciale të zhvillimit. Sabah Ferid Llana është gjetur pa shenja jete në krevat, ndërsa nga kryqja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

18-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertizës.

“Berat/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qendror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Beratit.