Arsenali regjistroi humbjen e parë sezonale në Premier League në “St. James Park”.
Gunners u mposhtën 1-0 nga Newcastle, disfatë që ka zemëruar teknikun Mikel Arteta.
Spanjolli e ka me gjykimin. Tek Arsenali pretenduan për dalje të topit jashtë në momentin e golit të Gordon. Gjithashtu për një faull të Joelinton.
“Është e turpshme ajo që ndodhi! Ne gjithmonë themi se ky është kampionati më i bukur në botë. Ndodhem këtu prej 20 vitesh, por tani më vjen turp që jam pjesë e gjithë kësaj. Nëse kishte një ekip që po përpiqej të fitonte ndeshjen, ai ishte Arsenali. Rezultati nuk i përgjigjet aspak standardit të këtij kampionati.
Ne po përpiqemi të bëjmë gjëra të pabesueshme dhe të jemi në nivelin më të lartë çdo javë. Kur nuk jemi mjaftueshëm mirë, unë ngre duart lart dhe marr përgjegjësitë”, u shpreh Arteta.