Egjipti thotë se ka marrë “sinjale pozitive” nga të gjitha palët në lidhje me një zgjatje të mundshme të armëpushimit në Gaza për një ose dy ditë.
Diaa Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit (SIS), tha në një deklaratë se vendi po mbante bisedime të thella me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit të rënë dakord katër-ditor.
Ajo shpjegoi se kjo gjë “do të thotë lirimin e më shumë të burgosurve në Gaza dhe të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite”.