26 kandidatë aplikuan për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes së Ardi Veliut një muaj më parë. Report Tv mëson se në mesin e 26 emrave janë ish-drejtues në polici, nga Akademia e Sigurisë, drejtues rajonal të AMP-së që kërkojnë të katapultohen në postin kryesor të institucionit apo edhe rikthime.
Në mesin e emrave që ka shfaqur interes për karrigen e lënë bosh nga ish-kryepolici Ardi Veliu është Florian Sulejmani, i cili në të njëjtin institucion ka qenë drejtues i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, por që disa muaj më parë u largua nga detyra. Më tej, në listë janë emra si Durim Sota, i cili ka mbajtur detyrën e kreut të AMP rajonale në Vlorë-Gjirokastër.
I larguar nga detyra pak javë më parë si kreu i Njësisë C në Policinë e Shtetit, Hergis Jica, ka shfaqur interes. Në mesin e emrave është edhe ai i Alma Katragjinit, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së Policisë së Tiranës. Megjithatë, tashmë lista është reduktuar në vetëm 5. Ministri i Brendshëm Taulant Balla pritet të zgjedh njërin prej tyre për t’ia propozuar Kryeministrit.
1. Indrit Hitaj
2. Florian Sulejmani
3. Alma Katragjini
4. Durim Sota
5. Melton Bllakaj
6. Denis Vasia
7. Hergis Jica
8. Xhavit Shala
9. Gentjan Shehaj
10. Luan Mema
11. Behar Gançi
12. Sami Rasha
13. Dritan Osmani
14. Kristaq Dashi
15. Ardian Marku
16. Artur Beu
17. Fatjon Malaj
18. Kreshnik Koka
19. Gëzim Cenaj
20. Ibrahim Disha
21. Pal Shkëmbi
22. Nikolin Kola
23. Medi Kuçi
24. Ramadan Çaço
25. Olgerta Ndoja
26. Robert Sevaj