Iva Bodurri, juriste e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR) është arrestuar nga policia, për shpërdorim detyrë dhe falsifikim dokumentesh.

30-vjeçarja, sipas policisë dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Punonjësja e DRSHTRR-së, e cila ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Fraud’, ndërsa policia ka sekuestruar 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.