Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Fjoralb Hoxhaj, 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.