Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në lokalin në pronësi të shtetasit në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, raportohet ka vetëm dëme materiale.
40-vjeçari e kishte marre lokalin me qira, ndërkohë që policia ka sekuestruat kamerat e sigurisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.