Mëngjesin e sotëm, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , teksa po fliste në një intervistë për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, tha se Izraeli po “teston durimin tonë”.”Një tragjedi që po ndodh para syve të botës. Një krim kundër njerëzimit që po vë në provë durimin tonë. Janë dhjetë mijë viktima, një dhunë për të cilën dikush do të duhet të paguajë faturën. Bashkëpunëtorët e kësaj masakre do të përgjigjen fillimisht ndërgjegjes së tyre, pastaj historisë”, tha Erdogan sot (10 Nëntor)Presidenti turk do vizitojë Gjermaninë javën e ardhshme.