Publikohen nga ESA 5 imazhet e para shkencore të Teleskopit Hapësinor Euclid. Agjencia Hapësinore Evropiane i konsideron revolucionare për nga qartësia dhe zbulimet prej tyre. Në foton e parë është Yjësia e Perseut me një mijë galaktikat brenda saj, por jo vetëm, imazhi tregon edhe 100 mijë të tjera më të largëta e të pavrojtuara deri më sot. Sipas astronomëve ato janë ekstremisht larg, dhe drita e tyre ka udhëtuar 10 miliardë vite para se te mbërrijë tek instrumentet e teleskopit Euclid.
Një foto tjetër është ajo e galaktikës spirale IC 342, që ndryshe deri më sot konsiderohej si galaktika e fshehur, por që foto është realizuar falë rrezeve infra të kuqe. Edhe Galaktika NGC 6822 me natyrën e saj primitive dhe formën jot e rregullt është arritur të kapet nga lentet sikurse edhe Nebuloza Koka e Kalit, ku dallohen planete e yje në procesin e formimit.
Këto foto me ngjyra përbejnë vetëm 5% të Universit dhe janë një hap i rëndësishëm për të njohur anën e errët të Kosmosit që përbën 95% të tij. Ndërkohë që materia e padukshme përbën 25 % të tij e së fundmi energjia e zgjerimit zë 70%, e cila është plotësisht e panjohur deri më sot.
Euclid është një mision që kushtoi 1.4 miliard euro dhe që u hodh në hapësirë në korrik 2023, dhe është projektuar për të krijuar hartën 3D më të plotë të Universit. Projekti është gjigand, pasi është bashkëpunim i 20 vendeve evropiane, SHBA me NASA, 300 institute kërkimore dhe 80 kompani të ndryshme.