Pika e fituar në Moldavi, me rezultatin 1-1 dhe falë penalltisë së ekzekutuar nga Cikalleshi, e dërgoi kombëtaren për herë të dytë në Europian. Kuqezinjtë për herë të parë e bënë ëndrrën realitet nën drejtimin e italianit Gianni de Biasi, në vitin 2015.

Asokohe kuqezinjtë ndodheshin në një grup shumë të ndërlikuar me kundërshtarë tepër të fortë. Përveç Portugalisë ishin edhe Danimarka e Serbia, ndërsa grupin e mbyllte Armenia, një tjetër rival që nuk mund të nënvlerësohej aspak. Mrekullia nisi që në ndeshjen e parë, teksa një supergol i Balajt i dha kuqezinjve 3 pikët kundër Portugalisë në transfertë.

Gjithsesi përballja deçizive ishte ajo në Serbi, ku për shka të rrëmujave, racizmit dhe dhunës Shqipëria e fitoi në CAS 3-0 ndeshjen në tavolinë. Kuqezinjtë në ate periudhë pësuan vetëm 2 humbje, po në ‘Elbasan Arena’, kundër Portugalisë dhe më pas Serbisë. Në fund eliminatoret kuqezinjtë i mbyllën në vendin e dytë me 14 pikë, 7 më pak se Portugalia e vendit të parë që më pas do fitonte Europianin dhe 2 më shumë se danimarka e vendit të tretë.

Në grupet e Europianit, në qershor të 2016, Shqipëria do përballej me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë. Me këtë të fundit kuqezinjtë morën 3 pikët e vetme falë golit të Armando Sadikut.

Mirëpo tani është ndryshe. Kuqezinjtë e Sylvinho-s e kanë siguruar kualifikimin, por me 1 pikë kundër Ishujve Faroe do siguronin edhe vendin e parë në grup. Bileta për në Gjermani, nisi në malore, pasi në debutimin e trajnerit brazilian, kuqezinjtë u mposhtën 1-0 në transfertë nga Polonia. Më tej kombëtarja nisi rrugën e suksesit, duke fituar me Moldavinë në Air Albania dhe Ishujt Faroe në transfertë.

Në muajt pasardhës ishte barazimi 1-1 në Çeki dhe fitorja 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë. Në tetor rradhën e pati Çekia, që në Arenën Kombëtare u thye keqazi 3-0. Në këto eliminatore Air Albania ka rezultuar fortezë, pasi janë fituar 3 nga 3 ndeshje dhe s’është pësuar asnjë gol, ndërkohë që janë realizuar 7.

Për herë të dytë me fanellën e kombëtares në Europian do shkojnë Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Sokol Cikalleshi. Pjesa tjetër luan emocionet e jashtëzakonshme për herë të parë.