Një familje shqiptare është evakuuar këtë të hënë nga Gaza, vendi ku bombardimet vazhdojnë që prej 7 tetorit.
Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji, njofton ministri i Jashtëm Igli Hasani.
“Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces“, shkruan Hasani në “X”.