Një 60-vjeçar nga fshati Zhamë i Lushnjës ka denoncuar fallxhore, pasi pretendon se ka mashtruar bashkëshorten e tij.
Sipas tij fallxhorja i ka marrë një shumë parash gruas së tij, me pretendimin se do i parashikonte fatin.
Po punohet për identifikim dhe kapjen e fallxhores. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme