Në seancën e sotme në gjyqin ndaj Fatmir Mediut dëshmoi edhe Kol Lekgjonaj i cili ka qenë financier në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai tregon se kryetari me mbiemër Hoxha I kishte thënë që ishte anëtar i grupit të punës dhe do vendoste çmimet për demontimin.
“Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit,’ tha ai.
Por, avokati i Mediut e kundërshtoi duke thënë se në fakt ajo ka dalë me humbje dhe kërkoi që dëshmitari të procedohej për dëshmi të rreme.
“Asgjësimi bëhej përmes djegies. 3 uzinat kanë dalë me humbje 244 mln lekë. Kërkojmë që dëshmitari Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme’ tha avokati