Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi nisi një grevë urie këtë të hënë, pasi iu ndalua marrja e kujdesit mjekësor së bashku me të burgosurit e tjerë.
Ata protestuan kundër vendosjes me detyrim të shamive. Vendimi i Mohammadit, 51 vjeç, rriti presionin mbi teokracinë e Iranit për burgosjen e saj, një muaj pasi iu dha Nobeli për vitet e saj të aktivizmit, pavarësisht një fushate dekadash të gjatë nga qeveria që e kishte në shënjestër atë.
Ndërkohë, një tjetër aktiviste e burgosur, avokatja Nasrin Sotoudeh thuhet se ka nevojë për kujdes mjekësor, të cilin nuk e ka marrë ende. Ajo u arrestua teksa merrte pjesë në një funeral për një vajzë adoleshente, e cila vdiq në rrethana misterioze në Teheran, ndërsa nuk mbante hixhab.
Fushata “Free Narges Mohammadi” tha se ajo dërgoi një mesazh nga burgu Evin dhe “informoi familjen e saj se ajo filloi një grevë urie disa orë më parë”. Ajo tha se Mohammadi dhe avokati i saj për javë të tëra kanë kërkuar transferimin e saj në një spital të specializuar për kujdesin e zemrës dhe mushkërive.
“Nargesi hyri sot në grevë urie … duke protestuar për dy gjëra: politikën e Republikës Islamike për vonimin dhe neglizhimin e kujdesit mjekësor për të burgosurit e sëmurë, duke rezultuar në humbjen e shëndetit dhe jetën e individëve. Politika e ‘vdekjes’ ose ‘hixhabit të detyrueshëm’ për gratë iraniane”, thuhet në deklaratë.
Ai shtoi se Republika Islamike “është përgjegjëse për çdo gjë që i ndodh Nargesit tonë të dashur”.
Zyrtarët iranianë dhe rrjeti i tij televiziv i kontrolluar nga shteti nuk e pranuan menjëherë grevën e urisë së Mohammadi-t, e cila është e zakonshme me rastet që përfshijnë aktivistët atje.
Mohammadi e ka vazhduar aktivizmin e saj pavarësisht arrestimeve të shumta nga autoritetet iraniane dhe kalimit të viteve pas hekurave.