Një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa policia thotë se fëmija është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Nderkohe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thote policia.