Inter-Frosinone do ndeshen mbrëmjen e kësaj të djele në kuadër të javës së 12-të të Serie A, sfidë që transmetohet live në “SuperSport 2”.

“Ziklatërit” do të kenë përballë një skuadër e cila vjen në një moment të mirë pas dy fitoresh radhazi, ndërsa trajneri Eusebio Di Francesco i gëzohet edhe formës së mirë së dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic.

Megjithatë, detaji më i veçantë që është duke qarkulluar në rrjetet sociale është fakti se portieri i Frosinones, Stefano Turati është tifoz i “çmendur” i Interit.

Madje më 24 maj në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, sezonin e shkuar, portieri 22-vjeçar ishte duke e ndjekur ndeshjen nga sektori i ultrasve “zikaltër”.