Numri i personave të vrarë në sulmet izraelite në kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës ka shkuar në 22, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa. Sipas informacioneve, të plagosurit raportohet se janë dërguar në spitalin Al Aksa.

Dhjetra palestinezë u vranë dhe u plagosën gjithashtu pas bastisjeve në disa shtëpi në distriktin Jambaliya dhe kampin e tij të refugjatëve të dielën mbrëma. Sipas raporteve, në mesin e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Disa njerëz besohet se mbeten të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Forcat izraelite goditën gjithashtu një shtëpi në lagjen Bishara të Deir al-Balah në Gaza qendrore si dhe një shtëpi në lindje të Khan Younis në jug, por ende nuk dihet numri i viktimave.