Me kualifikimin në xhep, sfida e fundit, ajo kundër Ishujve Farore, është projektuar si festë e madhe. Stadiumi “Air Albania” do të jetë tempulli ku tifozët do të kenë mundësi të festojnë së bashku me beniaminët e tyre, me trajnerin Sylvinho, lojtarët dhe të gjithë aktorët që dërguan Shqipërinë për herë të dytë në një kampionat Evropian. Post sfida do të shoqërohet me një koncert të madh, ku do të jenë të pranishëm këngëtarë, valltarë, show me fishekzjarrë, të gjithë elementët për ta bërë të paharruar këtë kualifikim.
Kjo është një arsye e fortë që lojtarët të bëjnë një sforco të fundit për të dhuruar spektakël përballë ishullorëve, i kanë të gjithë shanset për ta bërë diçka të tillë, për ta kthyer 20 nëntorin në një natë festive.