Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum.

Në një reagim për mediat grupi parlamentar i CDU/CSU është shprehur se Krichbaum ishte i autorizuar për të dhënë mesazhe në emër të grupit.

Si rrjedhojë ata kanë thënë se deklaratat e Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/ CSU.

“Si Zëdhënës për Çështjet Evropiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU, z.Krichbaum është i autorizuar të flasë dhe të japë mesazhe dhe qëndrime në emër të grupit tonë. Po, deklaratat e z.Krichbaum mund të konsiderohen si deklarata të Grupit Parlamentar të CDU/CSU”, thuhet në deklaratë.