Autorët e grabitjes së argjendarisë “Marsi” në Kamëz i kanë pasur punët të ndara për të marrë sasinë e floririt. E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës.

Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe nga një i katërt për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur materiale provash që mund të çoj në identifikimin e tyre. Vijon kqyrja e kamerave të sigurisë për të gjurmuar makinën, e cila ka marr drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë Krujës.