Dashi

Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

Demi

Me shume gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi qe keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Situata financiare do jete me e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me specialistet.

Binjaket

Duhet te keni me tepër besim tek vetja dhe te tentoni me shume. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Gaforrja

Nëse ai qe do takoni iu pëlqen tej mase, mos ngurroni te shpreheni. Te ardhurat do përmirësohen paksa megjithatë nuk është dita për shpenzime te mëdha.

Luani

Duhet te tregoheni sa me te duruar nëse doni te takoni personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.

Virgjeresha

Duhet te tregoheni te matur me takimet qe do kryeni nëse nuk doni te vuani me pas. Ne planin financiar mund te përballeni me probleme. Nuk është koha e duhur për te blere atë qe kishit menduar.

Peshorja

Keni kohe qe mundoheni për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet tuaja do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.

Akrepi

Lidhja juaj do konsolidohet me tepër. Beqaret do kërkojnë shume, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do kenë përmirësime fale një shume te madhe qe do marrin nga familjaret.

Shigjetari

Do mundoheni me çdo mënyrë ta bëni për vete personin qe pëlqeni prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.

Bricjapi

Miqtë do i bëjnë te ndiheni me se miri. Buxheti do jete delikat. Nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu është e sigurte qe do ngeleni pa para. Tregoni kujdes.

Ujori

Gabimet qe keni bere ne te kaluarën me financat do i japin sot pasojat. Kujdes me shpenzimet sepse mund te ngeleni pa asnjë lek. Kurseni.

Peshqit

Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.