Dashi

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do keni herë pas here vështirësi në çdo fushë, por nëse nuk e lëshoni vetes mundet edhe t’ia dilni mbanë. Ju që keni një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja se bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë nuk do ndodhë asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim. Në punë ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë.

Demi

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Këtë muaj ndryshe nga sa mund të duket në fillim do keni goxha përparime dhe mund të përmbyllni një çështje të rëndësishme. Ju që jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikate në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë i keq, përveç dhëmbëve. Mund të keni skuqje dhe djegie të mishrave dhe duhet patjetër të flisni me një mjek stomatolog. Në pune do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.

Binjakët

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa zakone dhe të ruani qetësinë në shumë momente. Ju të dashuruarit duhet ta kontrolloni veten sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do bini në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar sepse do dini të përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë. Në punë do jeni luftarakë dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë.

Gaforrja

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe merrni masat e duhura ky muaj nuk ka për të qenë i keq. Ju që keni një lidhje mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Si do jete shëndeti? Nëse hani në mënyrë të shëndetshme dhe nëse nuk e teproni me lodhjen, gjithçka do shkojë më së miri. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vonë pa asnjë para. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do t’ia dilni mbanë.

Luani

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Edhe këtë muaj do vazhdojnë trazirat dhe gjërat nuk do përparojnë ashti si ju keni menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdoje të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa momente mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni aty ku nuk e prisnit. Me shëndetin do keni goxha probleme. Mund të vuani nga probleme reumatike dhe do ndiheni keq. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Ky nuk do jetë aspak një muaj siç e prisnit dhe shpesh do ndiheni të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Për ju që keni një lidhje priten kohë te vështira. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Ju beqarët do jeni si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti do ketë probleme të vogla sidomos gjatë javës së parë, por gjithçka do zgjidhet menjëherë pas përkujdesit që do tregoni. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mundet të ngriheni edhe në detyrë.

Peshorja

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 12 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 17, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Akrepi

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Ju që keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundin dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Shigjetari

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur., Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.

Bricjapi

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjate këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, ne javët e para, do qëndroni disi larg atij që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 14, qielli do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do ju vijnë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë me parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë nëse situata është përmirësuar sa duhet. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. Financat nuk do jenë të këqija kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë.

Ujori

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t’u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike.

Peshqit

Horoskopi i muajit dhjetor 2023 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 10 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin.