Një 39 vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Në pranga ka rënë Ardian Shkalla, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar Shkallën me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.