Tre yje të Premier Ligës, të cilët nuk kanë luajtur ndonjëherë me kombëtaren e Anglisë, kanë marrë ftesat e tyre të para nga trajneri Garet Sauthgejt. Ai kishte nevojë për përforcime pasi dëmtimeve për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” kundër Maltës në datë 17 dhe Maqedonisë së Veriut tre ditë më vonë.
Konsa, 26 vjeç, nuk ka luajtur kurrë më parë për Anglinë, pavarësisht se është titullar i rregullt për Aston Vilën dhe pritet të zëvendësojë Ljuis Dankun, i cili u dëmtua në ndeshjen e Brajtonit kundër Ajaksit.
Dy lojtarë që u përfshinë në ndeshjen epike mes Çelsit dhe Sitit 4-4 në “Stamford Bridge” janë thirrur gjithashtu. Kol Palmer dhe Riko Ljuis kanë marrë gjithashtu ftesat e tyre të para.
Sulmuesi i Çelsit po shkëlqen në Londër pas transferimit të tij nga “Etihad”, ashtu si 18-vjeçari Ljuis po bën me kampionët e Guardiolës.