Federata Shqiptare e Futbollit, nxori në shitje mbrëmjen e sotme biletat për duelin mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet në datën 20 nëntor. Kjo përballje do të jetë e fundit në grup, teksa interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe pse përballë do të jetë skuadra e vendit të fundit.

Vetëm 1 orë pas daljes së biletave në shitje, ato kanë “avulluar” duke u shitur të gjitha, teksa të gjitha kategoritë ishin “Soldout”. Kujtojmë që çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë që është më shtrenjta.

Forma e shkëlqyer që po kalon Kombëtarja, ka shtyrë tifozët kuqezinj që t’i mbështesin maksimalisht djemtë kuqezi, që do të kërkojnë që ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe ta kthejnë në një festë të vërtetë.