Një terapiste marrëdhëniesh ka treguar një nga taktikat më të përdorura në marrdhënie nga njerëzit narcizistë, ose ndryshe të fiksuar me veten dhe kontrollin e të tjerëve.
Dr. Nadine Macaluso është ish-gruaja e financierit të njohur Jordan Belfort, i cili është portretizuar nga aktori Leonardo DiCaprio në filmin e njohur “Ujku i Wall Street.
Ndërsa rolin e Macaluso e luante aktorja Margot Robbie, në filmin e kthyer tashmë në kult të veseve të lakmisë e makutërisë.
Ashtu siç shihet në film, çifti kishin një marrëdhënie të trazuar dhe rrjedhimsisht Macaluso u divorcua nga Belfort në vitin 2005.
Gruaja është bërë tashmë një psikologe e terapiste që krenohet me ndihmën ndaj grave në marrëdhënie abuzive, siç thuhet në faqen e saj në TikTok.
Në një prej videove të fundit, ajo që një narcizist, qoftë femër ose mashkull, përdor më shumë në marrëdhënien e çiftit, janë standardet e dyfishta, siç njihet në shqip “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”.
“Sot dua t’ju flas për taktikat dinake që narcizistët përdorin për të abuzuar me ty, të cilat quhet standarte të dyfishta”, thotë ajo në fillim të videos.
Ajo më pas jep shembuj duke shpjeguar sesi një burrë mund të ketë disa marrëdhënie, teksa thotë se bashkëhsorti i saj justifikohej se ‘burrat kanë nevojat e tyre’, or nëse gratë i hedhin sytë te një burrë tjetër ato etiketohen shpejt ‘ku*ve’ – dhe kjo është një standard i dyfishtë.
Një tjetër shembull i dhënë nga Macaluso është rasti kur partneri të bërtet vazhdimisht, por ti ngre zërin atëherë quhesh ‘histerike’.
“Ata mund të ndryshojnë planet e takimet e tyre ditore si të duan, por duan që të dinë se ku je ti në çdo minutë të ditës”, shton gruaja mes shembujve të tjerë.
“Ai mund të të përmendë e të kritikojë gabimet e tua, por nëse ti bën diçka të tillë të ngjashme, ai çmendet fare”.
Terapistja Macaluso, thotë se këta njerëz narcizistë ‘jetojnë me një komplet tjetër rregullash’.
Prandaj nxiste gratë të vërejnë këto tipare për t’u mbrojtur prej tyre dhe rrjedhimisht nga abuzimi në një marrëdhënie.
Përveç këshillave në faqen e saj, Macaluso përdor dhe një platformë për të ilustruar marrëdhënien e saj me Belfort.
Duke folur për momentin kur u nda Macaluso – e cila ka dy fëmijë me Belfort – pranon se ishte e tmerruar.
“Kisha frikë dhe isha konfuze, e mbushur me dyshime”, tha gruaja.
Më tej ajo shton: “Duhet të bësh kujdes për atë që i tregon vetes. Bëhu vetëm pozitive duke thënë ‘Unë mund t’ia dal, jam e fortë dhe meritoj më mirë’”.
Terapistja tashmë eshtë martuar me John Macaluso, kurse Belfort u martua me Cristina Invernizzi në vitin 2021 – që u bë gruaja e tij e katërt.