Zonat e mëdha të Toskanë janë goditur nga përmbytje, pasi erërat e forta dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut goditën Italinë Qendrore.
Makinat janë rrëmbyer nga reshjet e dendura, spitale janë përmbytër dhe gjithashtu njerëz të bllokuar në nënkalime janë shpëtuar nga autoritetet me gomone.
Stuhia “Ciara”, është ngjarja meterologjike më e vështirë e vitit 2023. Cikloni për përhapet në pjesën më të madhe të Europës, duke gjunjëzuar Italinë me erëra deri në 120 kilometra në orë.
Sipas meteorologut të Konsorciumit Lamma-Cnr, Gianni Messeri, presioni minimal në nivelin e detit që arrin ky fenomen atmosferik është 950 hPa.
“Ciaran”, saktëson meteorologu, shoqërohet me ndryshime jashtëzakonisht të forta dhe sjell me vete erëra deri në 120 km në orë.
Efektet e tjera të shqetësuese “janë reshjet e stuhive dhe valët e stuhive, të cilat po prekin të gjitha vendet e Mesdheut, në veçanti Spanjën dhe Francën, por edhe vendet e Skandinave.