Sigurisht që dashurinë për paratë e kanë të gjithë, teksa ato janë shumë të nevojshme në jetën e gjithkujt. Megjithatë, janë pikërisht tre shenja të Zodiakut, të cilat e kanë të theksuar këtë dashuri.
Bricjapi
Bricjapi është punëtor dhe ai e pëlqen punën pikërisht për këtë arsye. Ai i dashuron paratë dhe di si t’i përdorë ato me zgjuarsi. Bricjapi pëlqen të punojë fort dhe t’i ruajë paratë. Ai gjithashtu është një drejtues shumë i mirë, dhe mund t’i drejtojë dhe të tjerët në fitimin e parave.
Virgjëresha
Kjo shenjë perfeksioniste e Zodiakut është e përkryer në fitimin e parave. Ata janë njerëzit më të besuar dhe punëtorë si të punësuar në një zyrë, dhe kjo është një arsye më tepër pse ata bëjnë para kaq lehtësisht. Por kjo shenjë e horoskopit, nuk bën asgjë pa patur një përfitim ekonomik.
Demi
Demi i pëlqen paratë pafund. Ai bën sa më shumë gjëra që sjellin përfitime ekonomike dhe materiale. Problemi me të është se i shpenzon pafund paratë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ai pëlqen paratë, sepse dëshiron t’i shpenzojë ato sa më shpejt të jetë e mundur.